Një faqe greke e lajmeve në gjuhën angleze ka raportuar për mundësinë që Greqia ta njohë Kosovën, duke përmendur hakmarrjen e mundshme të Serbisë për çështjen e Qipros si element që mund ta frikësojë Athinën.
“Zjarre” u ndezën pas një deklarate të paqartë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, rreth Kosovës, i cili deklaroi se pozicioni i Greqisë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, por shtoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel ligjin ndërkombëtar.
“Ndonëse pozicioni ynë për statusin e Kosovës nuk ka ndryshuar, ne mbajmë qëndrim konstruktiv dhe e përkrahim dialogun Beograd – Prishtinë. Si legjitimitet i një njohjeje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vlerësoi më 2010 nuk e shkel ligjin ndërkombëtar, sepse nuk ka qenë produkt i përdorimit të paligjshëm të forcës së dënuar nga Këshilli i Sigurimit, siç ishte rasti i një pseudo-shteti (të Qipros Veriore) më 1983”, ka deklaruar kryediplomati grek.
Pikëpamja që njohja e Kosovës nga Greqia nuk përjashtohet është shprehur nga analisti gjeostrategjik grek, Efthymios Petrou.
“Pasi nuk është refuzuar pa mëdyshje nga z.Denias, mundësia e njohjes mbetet e hapur. Unë nuk e përjashtoj”, tha analisti.
Që nga shpallja e pavarësisë më 2008, anëtarësimi në NATO ka qenë një nga prioritetet kryesore të Kosovës.
“Gjemb” mbetet fakti se katër vende anëtare të NATO-s, përfshirë Greqinë, nuk e njohin Kosovës dhe sepse dialogu mes Serbisë e Kosovës nuk ka shënuar progres.
Në të njëjtën kohë, analisti gjeostrategjik e sheh mundësinë që NATO-ja qëndron prapa një presioni të mundshëm ndaj Greqisë për ta njohur Kosovën.
“Është një politikë e përgjithshme e NATO-s për t’i përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe Kosovën. Të gjitha vendet anëtare duhet të pajtohen për këtë. Nëse disa shtete si Greqia nuk e njohin atë, atëherë anëtarësimi nuk do të shkojë përpara”, theksoi analisti Petrou.
Megjithatë, Christodoulos Giallouridis, profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Panteionit, tha se Greqia nuk do ta njohë Kosovën.
“Nëse nuk ka dobi për Greqinë që ta njohë atë, sepse atëherë do t’u jepte fund raporteve tradicionalisht miqësore me Serbinë. Nëse vazhdon me njohje, atëherë ka shumë gjasë që Serbia do ta njohë pseudo-shtetin e Qipros si hakmarrje”, theksoi ai, shkruan Greek City Times, transmeton Gazeta Express.
E njëjta pikëpamje për njohjen shprehet edhe nga Petroi, i cili thekson se është e mundshme që serbët do ta njohin formacionin e Qipros Turke si kundërpërgjigje ndaj njohjes së mundshme të Kosovës nga Greqia, ndonëse ligjërisht nuk është i njëjti problem.
“Greqia ka marrëdhënie tradicionale me Serbinë dhe e cilëson si pendë ndaj qarkut mysliman. Njëkohësisht, përpjekja e Turqisë për ta infiltruar Serbinë përmes marrëveshje për tregti e biznes do të duhej të ishte shqetësim”, theksoi ai.
Analistët në të kaluarën kanë argumentuar se rishikimi i baraspeshës së fuqisë dhe zvogëlimi gradual i ndikimit të NATO-s në rajon në vjetët e fundit ka bërë që NATO-ja të përpiqet që ta rifitojë terrenin e humbur dhe ta riintegrojë Kosovën, duke i fuqizuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...