Përveç pagës bazë si rektor i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka marrë edhe mijëra euro të tjera shtesa dhe mëditje për “punët e tij shtesë dhe jashtë orarit të punës” në universitet.
Më poshtë ka dokumente që dëshmojnë se Marjan Dema është paguar me shifra të majme; shumica prej mëditjeve për rektorin janë ndarë nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM), gjatë vitit të kaluar, tregojnë dokumentet.
Dema ka pranuar mëditje që variojnë prej 600 deri në 1,000 euro.
Më 17 maj të vitit të kaluar, Fakulteti i Inxhinerisë Mekanike ndau 686 euro mëditje për rektorin Dema, në bazë të “ndarjes së mjeteve të realizuara nga të gjitha veprimtaritë e institutit të Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike dhe raportit të prodekanit të FIM-së”.
Ndërkaq, një muaj më vonë më 21 qershor, po i njëjti fakultet – FIM – ndau edhe 1,078 euro për rektorin e Universitetit të Prishtinës.
Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) për vitin 2018, Marjan Dema ka deklaruar të hyra vjetore prej 38 mijë eurove prej pagës, shtesave dhe mëditjeve jashtë vendit. Ndërkaq, vetëm prej mëditjeve jashtë vendit dhe shtesave ka deklaruar se i ka pasur të hyra 6 mijë euro.
Mëditjet dhe shtesat që ka marrë Dema është duke i trajtuar Agjencia Kundër Korrupsion. Në një përgjigje për Insajderin, AKK ka thënë se është në proces të trajtimit të informatave që kanë të bëjnë me shtesat dhe mëditjet e rektorit Marjan Dema.
“Ju njoftojmë se Agjencia Kundër Korrupsion ka pranuar informatën tuaj, ne si AKK jemi në proces të trajtimit sepse kemi informata edhe më herët për të njëjtin rast. Këtë rast do ta trajtojmë sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Agjencia Kundër Korrupsion, në një përgjigje për Insajderin.
Ndërkaq, rektori Dema ka thënë se deklarimin e pasurisë së tij në AKK e ka bërë sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.
“Deklarimin e pasurisë e kam bërë sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës dhe formularin për deklarimin e pasurisë e kam dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit brenda afatit të caktuar”, i ka thënë Dema.
“Ju njoftojmë se Agjencia Kundër Korrupsion ka pranuar informatën tuaj, ne si AKK jemi në proces të trajtimit sepse kemi informata edhe më herët për të njëjtin rast. Këtë rast do ta trajtojmë sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Agjencia Kundër Korrupsion.
Ndërkaq, rektori Dema ka thënë se deklarimin e pasurisë së tij në AKK e ka bërë sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.
“Deklarimin e pasurisë e kam bërë sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës dhe formularin për deklarimin e pasurisë e kam dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit brenda afatit të caktuar”, ka thënë Dema.
“Deklaroj se kam paraqitur të gjitha të hyrat që kam realizuar gjatë vitit 2017, duke përfshirë këtu edhe shtesat e tjera që kam realizuar nga punët dhe aktivitetet në Universitet, e të cilat janë të lejuara me rregulloret e Universitetit të miratuara nga organet kompetente brenda këtij institucioni”.
Por, Dema ka thënë se nuk është i informuar nëse Agjencia Kundër Korrupsion është duke zhvilluar hetime lidhur me mëditjet e pranuara prej tij nga UP. Rektori ka thënë se do të jetë bashkëpunues me të gjitha organet e shtetit.
“Nuk jam i informuar që [AKK, v.j] janë duke u zhvilluar hetime lidhur me këtë çështje. Sidoqoftë, ju informoj që ne jemi të hapur dhe bashkëpunues me të gjitha organet dhe palët e interesuara, në mënyrë që t’i kontribuojmë edhe më tepër transparencës në Universitetin e Prishtinës”, u shpreh Dema.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...