Medieve u kërkohet të largojnë emrat e fëmijëve të kthyer nga Siria

15:36 | 10 Maj 2019
Arbresh.info

Të gjithë mediat që kanë publikuar emrat e fëmijëve të kthyer nga Siria do t’i largojnë ata.

Kështu ka kërkuar të premten Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Në kërkesën e KMSHK-së thuhet se publikimi i emrave të këtyre fëmijëve është shkelje e Kodit të mediave të shkruara.

Po ashtu thuhet se identifikimi i tyre do të pengoj procesin e ri integrimit.

“I lusim të gjitha mediat që e kanë publikuar listën me emra të fëmijëve të kthyer nga Siria që ta heqin nga portalet e tyre. Ky publikim paraqet shkelje të drejtpërdrejtë te Kodit të Mediave të Shkruara, Kreu VI (Mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve), e kjo gjithashtu do të pengojë procesin e ri integrimit për këta persona”, thuhet në komunikiatën e KMSHK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme