Pasi që Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës, nuk ishin të pakta reagimet e raportimet nga mediet serbe.
Madje, shumë nga ato kanë pasur një qasje të ashpër kundrejt Presidentes së sapozgjedhur, Vjosa Osmani.
Gazeta “Blic”, ka zgjedhur që Presidenten e re të Republikës së Kosovës, ta etiketojë si “të njohur për retorikën anti-serbe”.
Më tutje, ata shkruajnë : Ajo tha kohët e fundit në një intervistë me BBC, duke ju referuar Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së, se drejtësia nuk mund të shërbehet “derisa krimet serbe të zgjidhen”.
Gazeta të tjera të njohura në Serbi, siç janë “Kurir” e “Informer”, kanë shprehur mllefin e tyre ndaj kësaj ngjarje, nëpërmjet shkrimeve, raporton arbresh.info.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...