Mediet në Serbi kanë reaguar ashpër sot pas paralajmërimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për marrjen e të gjitha veprimeve ligjore, brenda kompetencave të tij kushtetuese, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.
“Presidenti i shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar dje për formimin e shpejtë të “Ushtrisë së Kosovës” përmes ndryshimit të ligjit ekzistues për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Thaçi njëherësh ka porositur se synimi i tij është që Prishtina sa më parë t’i bashkohet NATO-s”, shkruajnë mediet beogradase, transmeton Telegrafi.
Në ceremoninë e shënimit të “UÇK-së kriminale”, shkruajnë të përditshmet serbe, Thaçi ka bërë të ditur se së shpejti do të amendamentohet ligji për FSK-në në mënyrë që kjo e fundit të transformohet në ushtri profesionale.
“Shtetet fqinje duhet të kuptojnë se ky transformim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës është një hap, i cili është krejtësisht normal për shtetet sovrane dhe të pavarura”, citohet deklarata e presidentit Thaçi.
Nga ana tjetër, analisti politik serb Branko Radun thekson se shqiptarët po lobojnë me seriozitet dhe me dinamikë të përshpejtuar.
“Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij po përpiqen që të përshpejtojnë gjithçka për ta imponuar zgjidhjen e tyre derisa administrata e re e presidentit Trump ende nuk i ka definuar objektivat dhe prioritetet e saj në Ballkan. Gjithçka varet nga administrata amerikane”, përfundon Radun.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...