Një medium afrikan ka zbuluar një skandal që ka të bëj me Ministren e Punëve të Jashtme të Afrikës Qendrore, e që lidhet edhe me Ivica Daçiqin.
Mediumi afrikan, “Corbeaunews-centrafrique.com”, ka publikuar një skandal të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afrikës Qendrore.
Sipas këtij mediumi, ka disa javë, që ministrja Punëve të Jashtme e Afrikës Qendrore, Sylvie Baipo Temon, është në zemër të një skandali për korrupsion dhe trafikim të dokumenteve false të udhëtimit.
Në kohën kur skandali me pasaporta diplomatike false të Republikës së Afrikës Qendrore vazhdon të lëkund qeverinë e Firmin Ngrebada, ministrja e Jashtme, Sylvie Baipo Temon sërish është përfshirë në një aferë tjetër të nivelit të larte dhe të trafikimit të dokumenteve të udhëtimit diplomatike false.
Ky medium afrikan ka raportuar se, Sylvie Baipo Temon, ishte emëruar në krye të diplomacisë në rrethana shqetësuese të cilat kishin shokuar publikun dhe se që nga fillimi i ushtrimit të detyrës, Temon nuk kishte hezituar të përdorte pozitën e saj si përgjegjëse të një shërbimi publik për përfitimin e saj personal.
“Përderisa në vitin 2008, qeveria e Profesorit Faustin Archange Touadera nëpërmjet ministrit të tij të Punëve të Jashtme të asaj kohe, gjenerali Antoine Gambi kishte njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si një shtet i pavarur, zonja Temon, e kontaktuar nga Parisi nga qeveria serbe, ka nënshkruar më 24 korrik të vitit të kaluar një letër zyrtare përmes së cilës anulon njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur. Dhe këtë e bëri pa konsultim paraprak të Këshillit të Ministrave”, ka shkruar “Corbeaunews-centrafrique.com”.
Sipas këtij hulumtimi të bërë nga ky medium, Temona kishte takuar në Paris në mes të korrikut këshilltarin e posaçëm të ministrit serb, Ivica Daçiq, Vladimirin i njohur si Vlad.
Gjatë këtij takimi, siç shkruan ky medium, ai i kishte ofruar Temonas një shumë prej 200 milionë frangash zvicerane në këmbim të tërheqjes së njohjes së Kosovës.
“Kjo letër e famshme diplomatike e ministres Temona e cila ishte prezantuar menjëherë drejtpërdrejt në televizionin serb nga ministri i Punëve të Jashme Daçiq, iu ishte dorëzuar fshehtazi më 24 korrik nga autori i saj një të dërguar të quajtur Zotëri Vladimir, një grua e njohur si Tanya, e ngarkuar me misione sekrete në mes të Serbisë dhe Afrikës”, ka raportuar mediumi afrikan.
Sipas këtij mediumi, askush nga krerët e shtetit nuk ishte njoftuar për këtë.
As pjesëtarët e kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, as kryeministri, as presidenti, madje Këshilli i Ministrave as nuk ishte konsultuar në raport me këtë vendim personal të ministres Temona, e cila e vendosi popullin e Afrikës Qendrore në një kurth diplomatik.
“Megjithatë, disa ditë pas publikimit të letrës, autenticiteti i së cilës nuk është vërtetuar dhe se disa këshilltar të tjerë të Vladimirit kane vërejtur karakterin e dyshimtë të dokumentit të Afrikës Qendrore, dhe mendojnë të jenë mashtruar nga ministrja Temon e cila refuzon t’i përgjigjet medieve dhe të sqarojë shtypin si dhe atë të Afrikës Qendrore, duke u frikësuar nga pasojat e rënda në karrierën e ministres se parashutuar. Sipas informatave të fundit, ajo ka mbështetjen e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Serguey Lavrov për të vendosur presion mbi qeverinë e Afrikës Qëndrore dhe për të mbështetur letrën e saj për të mos e njohur Kosovën e cila kishte shpallur pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008, dhe e cila deri më tani është njohur nga shumë shtete perëndimore, përfshirë ShBA-në dhe më shumë se 22 shtete të BE-së”, ka shkruar ky medium.
Sipas këtij shkrimi, Serbia e cila nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovra, por e karakterizon si territor të saj, nuk ndale së lobuari në shtetet afrikane që të ul numrin e njohjeve për Kosovën dhe pretendon që këtë numër ta zbres në 96, që do të thotë gjysma e shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që Kosova të mos mund të anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Ky medium ka raportuar se kjo ministre është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në një aferë tjetër, atë të trafikimit të pasaportave false diplomatike.
Sipas këtij hulumtimi, Temon i ka siguruar vizë shengen edhe shërbëtores së saj.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...