Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Kujtim Gashi ka marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për tarifat e përgjithshme që duhet të paguajnë mediat përkatësisht televizionet dhe radiot për shfrytëzimin e muzikës si lëndë e mbrojtur me të drejtat e autorit.
Ministri Gashi tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje po krijohet një sistem i ri edhe për autorët e këngëve edhe për producentët e tyre, raporton Ekonomia Online.
“… tash e tutje puna e tyre do të kompensohet. Jam i lumtur që pas një periudhë të gjatë prej 5 vitesh kemi arrit ta përfundojmë këtë. Jam i lumtur që ky moment është solemn edhe për producentë edhe për mediumet”.
Florent Boshnjaku, nga shoqata për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit, tha se marrëveshja do të ndikojë në zhvillimin e tregut muzikor.
“Ky proces do të hap shumë rrugë të mëdha për zhvillimin e tregut muzikor, por edhe mediumet e që i transmetojnë”.
Fazli Veliu kryetar i Bordit të Institutit të Medieve të Kosovës, shpreson që mediet respektojnë marrëveshjen./EO/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...