Presidentët Thaçi dhe Vuçiq pritet që të enjten të takohen në Bruksel jo formalisht, shkruan Blici serb.
Rreth kësaj teme, për këtë medium ka folur gazetari dhe analisti britanik Tim Judah, i cili ka deklaruar se për askënd nuk është e qartë se në cilin drejtim do të shkojë ky dialog, që sipas tij që nga viti i kaluar ka ngecur në të njëjtin vend.
“Që nga nënshkrimi i marrëveshjeve të vitit 2015, vetëm njëra nga katër gjërat (kodi telefonik për Kosovën) është implementuar. Megjithatë, për atë kohë është ndryshuar edhe konteksti politik”, ka deklaruar ai.
Sipas Judah, nga ana serbe Vuçiq është më i fortë se kurrë, ndërsa Thaçi nuk ka qenë asnjëherë më i dobët, meqë e ka të vështirë implementimin e marrëveshjeve të Brukselit pa përkrahjen e fortë nga parlamenti.
“Unë po ashtu nuk pajtohem me mendimin e Albin Kurtit që dialogu ka vdekur, por se definitivisht është në koma” – përfundoi Judah./kk
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...