Google ADS

Mediat serbe: Turqia armatos shqiptarët për luftë, Erdogan i jep Thaçit aeroplanë!

17:44 | 10 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes ushtarake të shtetit të Kosovës dhe është i gatshëm për t’i dhuruar Kosovës aeroplanë “F-16 Falcon”, automjete të blinduara dhe tanke, shkruajnë sot mediat serbe.
Duke cituar ekspertë serbë, ato shkruajnë se se Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama do të provojë që në të gjitha mënyrat të ndihmojë në armatosjen e shqiptarëve në Kosovë.

Ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Akademisë Ushtarake, kolonel Milan Mijalkovski ka thënë se Turqia do të armatos Prishtinën ashtu siç bëri me Tiranën.

“Është e sigurt se ata do të armatosin forcat tokësore, por do t’iu shesë ose të dhurojë atyre, edhe aeroplanë luftarakë. Deri më tani në shumë akademi ushtarake janë trajnuar pilotët e tyre, kështu që ky është një hap tjetër logjik. Kjo nuk është një surprizë, pasi Erdogan, si një përfaqësues i Neo-otomanizmit ka një interes të madh në Ballkan”, citohet të ketë thënë Mijalkovski.

E eksperti i sigurisë, Bozidar Spasic, paralajmëron se Shqipëria do të blejë dy herë më shumë armë nga Turqia të cilët do t’i “përcjellë” për në Kosovë.

“Furnizuesi kryesor do të jetë Turqia për shkak se Kosova gjendet në ‘transversalen e gjelbër’ deri në Sarajevë dhe në Vjenë. Erdogan, veçanërisht do të armatos forcat tokësore me mjete të blinduara dhe tanke”.

Ndërkaq, një ekspert tjetër, ai i terrorizmit, Xhevat Galijaseviç pretendon se tendenca e Erdoganit në Kosovë dhe në Ballkan nuk do të përfundojë këtu.

“Përveç Turqisë, ndihmë të veçantë Kosova merr edhe Shqipëria dhe Kroacia. Turqit mund për tu japin aeroplanë ‘F-16 Falcon’. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse shqiptarët nuk do ti marrin ato për tu fotografuar”, ka përfunduar Galijaseviçi./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme