Mediat serbe kohën e fundit janë marr vetëm më temën tashmë më të përfolur për momentin “Krijim i Shqipërisë së Madhe”, e cila temë ka ngjalluar reagime nga më të ndryshmet.
Mediat fqinje jo rrallë dinë edhe të propagandojnë me deklarata të udhëheqësve të Kosovës e fundit është e presidentit Thaçi, i cili përmes një statusi në Facebook tha, se pret nga Bashkimi Evropian që Kosovën ta trajtojë si shtet të pavarur dhe sovran, e të mos manipulohet nga Serbia.
Mirëpo, edhe kësaj radhe media serbe, konkretisht Telegrafi, ka shkruar artikullin me titull propagandues: “Thaçi në panik dhe frikë: BE nuk duhet të manipulohet nga Serbia”.
Këtë artikull, Telegrafi serb e trajton kinse se presidenti Thaçi ka frikë nga deklarata e BE-së, “kundër” Shqipërisë së Madhe.
Gjithashtu, edhe B92, është marrë me presidentin duke komentuar rreth statusit e tij.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...