Mediat serbe kanë raportuar sonte për një incident të armatosur në fshatin Rastelicë të Kurshumlisë.
Pa e cituar asnjë burim zyrtar, televizionet RTS dhe B92, si dhe gazetat Novosti e Kurir kanë raportuar se bëhet fjalë për ”dhjetëra shqiptarë prerës ilegalë pyjesh” që kanë shtënë me armë automatike drejt policisë, sot në orët e pasdites, dhe më pas kanë ikur me disa traktorë në drejtim të Kosovës.
“Kur kanë parë policinë që patrullojnë zonën, kanë hapur zjarr me automatik, por policia është kundërpërgjigjur. Ndonëse hajdutët e pyjeve kanë ikur me traktorë në territorin e Kosovës, vendi ku kanë prerë pyllin në mënyrë të paligjshme ka qenë një “vërshim” i vërtetë plumbash sepse kanë qëlluar edhe pjesëtarët e policisë dhe hajdutët e pyjeve”, thuhet në raportimin e “Kurir”.
Sipas këtij mediumi, veprime të tilla të shqiptarëve që hyjnë në malet e tyre për të prerë dru ilegalisht ka mjaft shpesh. Rastelica është një vendbanim shumë afër komunës së Podujevës, në anën tjetër të kufirit me Serbinë.
As policia e as ushtria serbe nuk kanë reaguar për të konfirmuar ose pohuar incidentin, që thuhet se ka ndodhur në zonën tokësore të sigurisë./lajmi.net/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...