Google ADS

Mediat serbe shkruajnë për seancën e nesërme, ja çfarë thonë

17:19 | 2 Gusht 2017
M. A.

Kosova është në prag të seancës konstituive e Kuvendit, ajo do të mbahet nesër, teksa asnjë koalicion ose parti nuk ka njoftuar publikisht se ka siguruar shumicën e nevojshme parlamentare.

Deputetet e rinj, shkruan B92, do ta bëjnë betimin në një situatë krejtësisht të paparashikuar politike, transmeton lajmi.net.

Procesi do të zhvillohet mjaftë me vështirësi dhe se ekziston mundësia që negociatat të pishën, ndërsa Kosova të shkojnë në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.

Blici serb, thotë se koalicioni PAN, ose koalicioni i luftës, nuk sigurojë votat e nevojshme për të formuar qeverinë pasi në zgjedhjet e 11 qershorit nga 120 ulëseve në Kuvendi ka fituar vetëm 39.

Për të njëjtën temë kanë shkruar edhe Tanjug, telegraf e të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme