Menjëherë pasi kryediplomatja e Xhamajkës mohoi njoftimin e Presidentit Hashim Thaçi se e ka njohur Kosovën shtet, vërshuan raportimet në mediat serbe për skandalin në Prishtinë.
I tërë shteti i Kosovës ka rënë në lajthitje nga një lajm i rremë që e shpërndau Presidenti Thaçi, se shteti i Xhamajkës e ka njohur Kosovën, duke u thirrur në një njoftim që i pari i vendit tha se ia ka bërë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, shkruan Gazeta Express.
Këtë e mohoi ministrja për Punë të Jashtme dhe Tregti e Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith duke thënë se “deri tash nuk ka asnjë njohje për Kosovën” nga shteti i saj.
E përditshmja serbe “Danas” ka dalë me titullin e mohimit të kësaj njohjeje për Kosovën.
Edhe b92 ka raportuar për skandalin në Kosovë, madje ka cituar edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila njëherë i dha merita kryediplomatit Glauk Konjufca për njohje, pastaj kërkoi të shkarkohet Vlora Citaku.
Thaçi shkroi mbrëmë se është njoftuar nga ambasadorja Çitaku për njohje nga Xhamajka.
“E di që kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për disa vjet, përfshirë edhe lobimin e kongresmenit Eliot Engel”, ka shkruar Thaçi në Tëitter.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...