Mediat serbe publikojnë pamjet: Prifti serb largon flamurin shqiptar, i cili gjendet në Koshare që nga viti 1999

13:10 | 15 Tetor 2020
Arbresh.info

Më 10 tetor, një prift nga rrethina e Beogradit, pas më shumë se shtatë orësh ecje, i shoqëruar nga dy miq, arriti në kullën e vrojtimit në Koshare, shkruan Arbresh.info.

Pamjet e këtij momenti i ka publikuar gazeta serbe Novosti.

“Kur arrita lart, shikova drejt në flamurin, atë shqiptar, i cili valëvitej nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe u afrova dhe e hoqa atë”, citohet të ketë thënë prifti serb. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme