Mediat serbe publikojnë një video të Faton Hajrizit para se të vritej, e merr një biçikletë dhe duket i plagosur

14:18 | 20 Korrik 2024
K.B

Mediat serbe kanë publikuar një video ku pretendohet se është Faton Hajrizi para se të vritej, duke hyrë në një shtëpi.

Duke iu referuar pamjeve nga “Novasti”, Hajrizi duke i plagosur.

Në video, shihet ai teksa merr një biçikletë dhe largohet.

Të premten rreth orës 14:00, zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit është vrarë.

“Anëtarët e policisë vranë një vrasës policie në afërsi të Loznicës”, ishte shprehur Daçiq.

Faton Hajrizi kishte tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme