Mediat serbe: Në veturën nga u qëllua Ivanoviq ishin dy persona

10:35 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Detaje të reja rreth vrasjes së liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq vijnë nga Serbia, ku thuhet se vrasësi ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër në veturë.

Sipas “Kurir”, pamjet e 20 kamerave që janë të instaluara në pjesën veriore të Mitrovicës janë marrë dhe janë analizuar, ku është rënë në përfundim se në veturën nga e cila u qëllua Ivanoviq kanë qenë dy persona, transmeton lajmi.net.

Burime të “Kurir” thonë se asnjë pamje nga kamerat e sigurisë të instaluara në pjesën jugore të Mitrovicës të banuar me shumicë shqiptare nuk është marrë si provë materiale, me arsyen se nuk kanë arritur pamje dhe prova nga kjo pjesë./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme