Google ADS

Mediat serbe ndërprenë transmetimin e fjalimit të Kurtit në OKB, reagon Kamberi

13:30 | 9 Shkurt 2024
E.H

Mbrëmë televizioni shtetëror serb RTS ka ndërprerë transmetimin sapo ka filluar fjalimin kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Transmetimi është ndërprerë edhe nga disa media tjera serbe, përcjell Arbresh.info

Për këtë rast ka reaguar deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Kamberi ka thënë se katër media e kanë ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë në kohën kur filloi fjalimin Kurti.

“Ndërsa Albin Kurti mbajti fjalimin e tij, RTS dhe tre stacione të tjera televizive serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë, RTK e transmetoi të gjithë fjalimin e Vuçiqit! Tani, në cilin vend ka më shumë tolerancë?’, ka shkruar Kamberi në platformën X.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme