Mediat serbe po e raportojnë deklaratën e këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës kreu sulme kundër civilëve serbë.
Srbija Danas citon Gashin i cili nuk e quan anti-shqiptar Dick Martin, që pretendon që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” ta akuzojë për “trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore”.
“Po them që Dick Marty nuk është antishqiptar, përkundrazi, Marty ka botuar një raport që flet për krime të kryera nga anëtarët e UÇK’së kundër civilëve të pafajshëm”, citohet Gashi .
Përveç kësaj jehonë mori edhe ‘vrasja e 1000 civilëve serbë’ që u tha të jetë bërë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Azem Syla, Sokol Dobruna, Shukri Buja, Daut Haradinaj janë në mesin e 60 persona të cilët sipas mediave serbe do të japin përgjegjësi për këto krime në Gjykatën Speciale.
Deklarata e Gashit e dhënë sot në emisionin Frontal në T7 ka nxitur reagime të shumta. Ish-deputetë dhe anëtarë të partisë së Albin Kurtit kanë kërkuar falje publike nga Gashi dhe shkarkimin e tij të menjëhershëm.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...