E përditshmja beogradase “Informer”, në titullin e saj shkruan se “Gjarpri provokon Serbinë, thotë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se për Luginën e Preshevës do të vendoset në Bruksel!”.
Mediat e tjera si “Tanjug”, “Beta”, “B92”, “Blic”, e kështu me radhë, citojnë deklaratën e presidentit Thaçi, i cili gjatë këtij takimi ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
Thaçi, shkruajnë mediat beogradase, është shprehur se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ndërkaq marrëveshja ligjërisht e detyrueshme në përmbyllje të dialogut do të nënshkruhet nga dy shtete të pavarura. Ai ka thënë se Kosova e ka për detyrë jo vetëm t’i dëgjojë problemet me të cilat po përballen shqiptarët në Luginë, por që edhe institucionet e Kosovës të merren me avancimin e të drejtave të tyre. Kreu i vendit theksoi se Kosova nuk mund më t’i mbyllë sytë përballë padrejtësisë që Beogradi po ua bënë shqiptarëve të Luginës.
Nga ana tjetër, mediat serbe citojnë edhe deklaratën e kryetarin e Partisë Demokratike për Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili tha se liderët politikë të Luginës mbeten të përkushtuar që të respektohet vullneti i shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, i shprehur më 1992, kur shqiptarët janë deklaruar qartë për një autonomi politike dhe territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Ai ka theksuar se tani është momenti historik që të zgjidhen problemet që janë grumbulluar me dekada mes shqiptarëve dhe serbëve.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...