Mediat serbe: Egjipti e ka njohur Kosovën vetëm gojarisht

08:59 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Edhe sot mediat serbe kanë vazhduar të shkruajnë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Egjiptit, transmeton portali arbresh.info

“Egjipti e njohu Kosovën vetëm me gojë – pa dokumente – në qershor 2013, tre ditë para rënies së Vëllazërisë Myslimane, dhe kjo është një njohje shumë e dobët ndaj të cilave edhe ish ministria e Punëve të Jashtme është kundër”, thotë “Politika” duke iu referuar një burimi nga qarqet diplomatike.

I njëjti, burim i paidentifikuar, thotë se nuk ka ndodhur shkëmbimi i letrave mes egjiptianëve dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, por kjo është bërë vetëm nëpërmjet deklaratës verbale të ish-zëdhënësit të Ministrisë Badr Abdel Ati./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme