Google ADS

Mediat serbe: Delegacioni i Kosovës shkon në Bruksel pa praninë e Beogradit

09:33 | 18 Qershor 2018
Arbresh.info

Delegacioni i Prishtinës do të qëndrojë në Bruksel për një “shkëmbim të rregullt të pikëpamjeve brenda dialogut” me Beogradin, ka konfirmuar Shërbimi Evropian i Punëve të Jashtme.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi ka njoftuar se delegacioni Prishtinës do të mbërrij sot në Bruksel dhe do të prezantojë aktivitetet dhe arritjet e institucioneve të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Gazeta serbe Tanjug, ka mësuar nga burimet diplomatike evropiane se është një takim dypalësh i delegacionit të Prishtinës dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, pa pjesëmarrje të Beogradit.

Në Bruksel ekziston shpresa që në dy javët e ardhshme, deri në fund të qershorit të mbahet një raund i bisedimeve teknike, por edhe bisedime të nivelit të lartë mes presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq.

Avni Arifi, ka bërë të ditur se do të kërkoj nga ndërmjetësuesit evropian që të flasin për energjinë e jo të përqëndrohen në formimin e komunave serbe

BE për një kohë të gjatë është deklaruar se subjekt i bisedimeve janë marrëveshjet e pazbatuara, ndër to edhe formimi i komunave serbe

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme