Mediat serbe kanë raportuar se Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) ka mohuar lidhjet me dy personat e arrestuar sot në Ferizaj të dyshuar për spiunazh.
Sipas raportimit të RTS-së, Agjencia për Siguri dhe Informim mohon me vendosmëri “të gjitha përpjekjet për përhapjen e lajmeve të rreme nga institucionet e Kosovës” se dy personat me iniciale B.SH. dhe M.Q, të cilët u arrestuan sot në Ferizaj nën dyshimin për spiunazh kanë çfarëdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë.
Ndryshe, sot Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Njëri nga të dyshuarit ka qenë punëtor i Doganës së Kosovës.
Në një deklaratë për media, Dogana e Kosovës ka sqaruar se njëri nga të arrestuarit, i identifikuar me inicialet B.Sh., kishte qenë i punësuar në këtë institucion, por ishte pushuar nga puna 20 vjet më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.
Sipas Doganës, shkarkimi i B.Sh. kishte ardhur si rezultat i shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës, të cilat kishin të bënin me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.
Që nga ajo kohë, B.Sh. thuhet se nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Hetimi disamujor rezultoi me arrestimin e dy kosovarëve për spiunazh, Prokuroria Speciale jep detaje
Kapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...