Mediat serbe: “Atmosferë e tensionuar” në takimin Kurti-Vuçiç

16:59 | 18 Gusht 2022
K.B

Ngërç mes palëve lajmëroi mediumi opozitar serb “Nova.rs”, duke cituar burimet e tyre brenda takimit të Nivelit të Lartë, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç,

Siç shprehet më tutje mediumi, mes Kurtit dhe Vuçiç po zhvillohet, gjithnjë sipas tyre, “atmosferë e tensionuar” dhe se “nuk janë as afër të arriturit të ndonjë pajtimi”.

Konkludimi i burimeve të këtij mediumi është se palët nuk kanë arritur aspak progres në bisedime as në raundin e dytë të takimit trepalësh.

“Bisedimet ende nuk kanë dhënë rezultate konkrete, edhe pse situata në terren dhe atmosfera në Kosovë varet prej tyre”, shkruan “Nova.rs”.

“Të dyja palët janë larg arritjes së një marrëveshje dhe çështja është se a do të ketë ndonjë progres apo jo”, thonë burimet e Nova-s, derisa thonë se pala kosovare është ajo e cila po qëndron me ngulm.

Mes tjerash thuhet se gjatë qëndrimit dy-ditor të palëve në Bruksel të ketë së paku një marrëveshje për qetësimin e tensioneve në Kosovë.

Konferenca për media e cila fillimisht u lajmërua për në ora 13:00 vazhdoi të shtyhej indefinitivisht ngase palët vazhdonin të ishin brenda takimit.

Konferenca e shefit të diplomacisë evropiane ende nuk ka nisur pavarësisht lajmërimeve të vazhdueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme