Mediat serbe vazhdojnë të spekulojnë dhe të plasojnë plane e teori konspirative në lidhje me Kosovën. Artikulli i fundit, i publikuar nga një gazetë serbe, thotë se, “amerikanët, në bashkëpunim me ekstremistët shqiptarë janë duke përgatitur një aksion ushtarak në veri të Kosovës, përmes të cilit planifikojnë ta vënë nën kontrollin këtë territor”.
“Pasi dështoi provokimi me rastin e arrestimit brutal të drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq, amerikanët tani duan të provokojnë një incident të ri, i cili do të shërbejë si një pretekst për sulmin përfundimtar”, shkruan “Srbija Danas”, përcjell Telegrafi.
Sipas këtij portali, “strategjia për ‘pushtimin e botës’, siç thonë burimet, është duke u hartuar në bazën e NATO-s në Bondsteel dhe sulmi është shtyrë vetëm për shkak se Uashingtoni nuk është ende i sigurt nëse presidenti Aleksandar Vuçiq dërgojë ushtrinë serbe në Kosovë!”
Më tej në artikull thuhet se “Njëkohësisht me përgatitjen e pushtimit të veriut të Kosovës, Perëndimi i dërgon një mesazh të qartë Beogradit se çfarë mund t’i ndodhë nëse nuk është ‘bashkëpunues’”.
“Vetëm një njeri budalla mund të mendoj se Stjepan Mesiq, i dëshmur si njeri që urren serbët, rastësisht erdhi në Novi Pazar të pështyjë mbi Serbinë, dhe se Aleksandar Oxhiq, lideri i partisë separatiste të Vojvodinës dhe partner i koalicionit me Sasha Jankoviq, me ditë të tëra rastësisht thërret për luftë në Vojvodinë! Këto janë të gjitha sinjale të qarta për Serbinë se çfarë mund të ndodhë nëse nuk është ‘bashkëpunuese’ në raport me Kosovën. Krahas kësaj, amerikanët në bazën e tyre në Kosovë po përgatisin një plan ushtarak për të sulmuar veriun e Kosovës. Ata do të përpiqen të provokojnë Beogradin për incidente, siç ishte arrestimi brutal i Gjuriqit, sepse kanë nevojë për justifikim në ndërhyrjen ushtarake. E vetmja gjë që për shkak të cilës amerikanët e shtyjnë këtë plan është frika se Vuçiq menjëherë do të dërgojë ushtrinë në Kosovë dhe se ushtria mund të ketë mbështetje të rëndësishme nga Rusia”, citon mediumi serb, një diplomat të lartë perëndimor, që sipas serbëve, këmbënguli në anonimitet, përcjell Telegrafi.
Ndërsa askush nga kreu i shtetit nuk ka dashur komentojë këto “zbulime”, eksperti serb i sigurisë Milani Petriç, tregon se presioni i orkestruar mbi Serbinë erdhi pasi ajo kërkoi në mënyrë të vendosur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Gjithçka gjë që ka ndodhur ditëve të fundit është një përpjekje për disiplinimin e Serbisë dhe presidentit Vuçiq, i cili guxoi të kërkojë që Prishtina të përfundimisht të përmbush detyrimet, sipas marrëveshjes së Brukselit. Serbisë iu bë e qartë se duhet të heshtë, sepse mund të fundoset. Aksioni i ROSU në veri të Kosovës ishte një prekje e terrenit. Ishte një përpjekje e frikësimit dhe një manovrim politik, qëllimi i të cilit ishte të shmangte formimin e Asociacionit. Ata llogaritën në gabimin e Beogradit, por Prishtina gaboi në llogari. Thaçi dhe Haradinaj janë të vetëdijshëm se pa mbështetjen ushtarake të Perëndimit, mund të bëjnë asgjë në veri të Kosovës”, tha Petriç.
Ish oficer i lartë i Shërbimit serb të Inteligjencës, Luban Karan, vlerëson se kemi të bëjmë me një fushate të orkestruar për të bërë presion mbi qeverinë serbe me qëllim të ndryshimit të politikës shtetërore.
“Duke provokuar një kaos të kontrolluar në disa zona krizash njëkohësisht, Perëndimi dëshiron të krijojë rrëmujë dhe të detyrojë Beogradin të ndërmarr hap të gabuar. Paralelisht me këtë grumbullohen të dhëna nga jeta private e individëve të caktuar, mbi të gjithë për Vuçiqin, në mënyrë që me një komprometim eventual të bëhet presion personal mbi të. Kjo ‘luftë hibride’ do të zgjasë për një periudhë dhe nëse nuk tregon rezultat, atëherë mund të presim një qasje më agresive ndaj veriut të Kosovës, duke përfshirë edhe aktivizimin e forcave ushtarake”, thotë Karan. /Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...