Mediat e Rusisë vazhdojnë me propagandën e tyre lidhur me zhvillimet në Kosovë.
Analistja Ivana Stradner, ka shkruar për lajmet që shpërndahen nga mediumi propagandistik rus, Russia Today dhe kanalet e Telegramit.
“Titujt e sensacional “Enklavat serbe në Kosovë janë sulmuar” dhe Vuçiq do të kontaktojë Rusinë dhe Kinën. Russia Today tashmë ka filluar “raportimin e drejtpërdrejtë”. Telegrami i djathtë tregon gazin se spastrimi etnik kundër serbëve ka filluar. Do të jetë një fundjavë e ngarkuar”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.
Sipas saj gjërat që ajo i lexon në kanalet e Telegramit janë të çmendura. “Nuk dua ta përforcoj këtu, por është shumë shqetësuese. Gjithashtu, kanalet ruse të telegramit postojnë mesazhe nacionaliste në rusisht, të cilat kapen nga kanalet serbe të ekstremit të djathtë”, shkruan ajo.
Ndryshe dje Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka ndërmarr një aksion në Klinë, Pejë dhe Istog, ku gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale./rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...