Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice mund të jetë përfaqësuese e Shtëpisë së Bardhë, nëse Uashingtoni lejohet të hyjë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
Ky informacion u plasua nga Sputniku rus, duke thënë se lajmi nuk është vetëm tek përfshirja e SHBA-ve në negociatat e Brukselit, por edhe te ringjallja e idesë për emërimin e një të dërguari të posaçëm për Ballkanin, transmeton Klan Kosova.
“Qëllimi është i qartë – kontrolli amerikan i Rusisë përmes duarve të fuqishme në Kosovë dhe Bosnjë, prapa shpinës së Serbisë. Është një lloj monitorimi amerikan. Ata nuk do të ndërhyjnë drejtpërdrejtë në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, por do t`ia linin të gjitha Brukselit, e cila ka diçka për t’i ofruar të dyja palëve deri në fund të procesit, anëtarësimin e Beogradit në BE dhe kandidaturën e Prishtinës për anëtarësim”, raporton Sputnik.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...