Mediat ruse shkruajnë sot se Bashkimi Evropian do t’i jap Kosovës dhe Serbisë dy milionë euro për të mbështetur integrimin evropian. Nga dy milionë, 900 mijë do t’i takojnë Kosovës ndërsa 1.37 milionë euro Serbisë.
Sipas dokumenteve të Komisionit Evropian, ky financim do të jetë program që do të përkrahë në mënyrë të ndryshme Prishtinën dhe Beogradin zyrtar për integrimin me Evropën.
“Qëllimi i projektit është për të zgjeruar njohuritë dhe për të kuptuar politiken e Bashkimit Evropian në mesin e popullatës lokale. Duhet të shpërndahen mitet dhe idetë e gabuara në procesin drejt shkuarjes në BE” ka thënë një burim për RT televizion.
Në projekt thuhet se do të prodhohen shumë materiale promovuese që nxisin integrimin evropian. Jo zyrtarisht mësohet se Prishtina dhe Beogradi zyrtar janë njoftuar për këtë projekt të BE-së
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve