Mediat nuk do të mund të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Kjo pasi sipas njoftimin edhe ballkani i sallës plenare që është hapësirë e medieve do të shfrytëzohet ng deputetët, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se përveç Televizionit publik, mediet tjera mund të ndjekin Kuvendin vetëm përmes linkut të transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance që ofron Kuvendi.
“ Të nderuar përfaqësues të mediave, Në bazë të vendimit të Kryesisë së Kuvendit, të datës 24 mars 2020, për të vënë në dispozicion të deputetëve të gjithë hapësirën e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, me keqardhje ju njoftojmë se prezenca mediave në seancën plenare të datës 25 mars 2020, do të jetë e pamundur. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet: • Ueb faqes së Kuvendit, • Kanalit zyrtar të Kuvendit në Youtube, si dhe • RTK-së, si medium publik. “, thuhet në njoftim.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës sot mban seancë për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës./arbresh.info/
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...