Mediat norvegjeze kanë raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez gjatë një aksidenti që ndodhi dy ditë më parë në Ferizaj. Televizioni Tv2 bën me dije se të afërmit janë njoftuar pasi një shtetas norvegjez ka vdekur në aksident.
Mediat norvegjeze kanë raportuar për vdekjen e një shtetasi norvegjez gjatë një aksidenti që ndodhi dy ditë më parë në Ferizaj.
Televizioni Tv2 bën me dije se të afërmit janë njoftuar pasi një shtetas norvegjez ka vdekur në Kosovë.
“Ne mund të konfirmojmë se jemi të informuar se një shtetas norvegjez ka vdekur në Kosovë. Të afërmit janë njoftuar për rastin “, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Ane Lunde.
Shtetasi norvegjez me inicialet F.S, shqiptar e ka humbur jetën në aksidentin që ndodhi të hënën në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, gjegjësisht te rrethrrotullimi afër ,” HIB petrolit” në Ferizaj.
Sipas policisë deri tek aksidenti kishte ardhur kur ngasësi 26 vjeçari duke mos e përshtatur shpëjtësinë e lëvizjes e ka goditur rrethin, e më pas është rrotulluar me veturë ku si pasojë e lëndime të marra ka ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...