Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në orët e mbrëmjes së sotme koalicionin më të madh parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për zgjedhjet e 11 qershorit.
Ato kanë arritur një marrëveshje për koalicionin parazgjedhor, pak para mbylljes së afatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, për deklarimin e koalicioneve, shkruan Top Channel.
Ndërkohë, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmon se lideri i saj, Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër.
Koalicioni parazgjedhor mund të quhet edhe “Koalicioni UÇK”, pasi të tre liderat, Kadri Veseli i PDK, Ramush Haradinaj i AAK dhe Fatmir Limaj i Nismës, kanë qenë komandantë lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...