Krerët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Sofjes, kanë miratuar Deklaratën dhe Aneksin në të cilën thuhet se Kosova është përmendur me fusnotë.
Në njërën pikë të Aneksit, thuhet: “Në përkrahje të luftimit të mosndëshkueshmërisë duke mbështetur Mekanizmin Ndërkombëtar të Tribunalit të Krimeve dhe Kosovës(*)”, raportojnë mediat serbe, përcjell Klan Kosova.
Shpjegimi për fusnotën është si vijon: “Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244, opinionin e MSA-së dhe Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.
“Fusnota për herë të parë është përdorur në vitin 2012 dhe të gjitha mekanizmat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë e kanë përdorur yllin dhe fusnotën, duke iu referuar Rezolutës 1244, rrjeteve sociale dhe llojeve të tjera të komunikimit më 2016”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...