Google ADS

Mediat kineze: Trump po e paguan rëndë nënvlerësimin e pandemisë COVID-19

10:13 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Disa reagime të ashpra kanë ardhur nga Kina pas lajmit të infektimit me COVID-19 të Donald Trump dhe Melania Trump.

Kryeredaktori i gazetës kineze Global Times, Hu Xijin ka thënë se Trump dhe Zonja e Parë Melania janë duke paguar çmimin nënvlerësimit të pandemisë COVID-19, transmeton arbresh.info. Madje kjo mund të ndikoj negativisht edhe ne fushatën elektorale të tij, transmeton arbresh.info

Në Kinë, funksionimi i Twitter është i suspenduar, mirëpo llogaria e Hu është aktive, shkruan BBC

Ai në Twitter bërë një postim ku thuhej: “Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania janë duke paguar çmimin e nënvlerësimit të koronavirusit. Kjo tregon edhe situatën e përkeqësuar në Amerikë. Gjithashtu kjo do të ndikoj negativisht në figurën e Trump dhe të Amerikës.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme