Media izraelite “The Jerusalem Post”, duke u refurar shkrimit të Gazetës Express, ka raportuar lajmin se Kosova e njeh Hezbollahun si organizatë terroriste.
Përmes një dekreti, që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lëshoi të enjtën, të gjitha institucionet shtetërore detyrohen të krijojnë një listë të njerëzve, grupeve dhe organizatave terroriste, të përfshira në akte terrorist.
Deri në krijimin e listës vendore, sipas dekretit të presidentit, institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës do ta zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, e cila është rifreskuar më 8 janar 2019.
Për këtë temë, “The Jerusalem Post”, duke u referuar në shkrimin e publikuar për këtë temë në Gazetën Express, shkruajnë se Presidenti i Kongresit Botëror të Çifutëve, Roland Lauder, ju ka bërë thirrje edhe vendeve tjera që të veprojnë njejtë.
“Ne e vlerësojmë Kosovën për mbështetjen e saj në këtë pjesë”, tha të enjtën Lauder. “Vendimi për ta bërë këtë vjen në një pikë vendimtare ku po shënohet 25 vite që nga bombardimi i vitit 1994 të qendrës hebrike AMIA në Buenos Aires, ku mbetën të vrarë 85 persona dhe u plagosën qindra të tjeër. Prova të padiskutueshme tregojnë se Hezbollahu, si përfaqësues i Iranit qëndron prapa këtij sulmi, e 25 vite më vonë drejtësia ende nuk është vënë në vend”.
Lauder u bëri thirrje qeverive dhe organizatave ndërkombëtare në të gjithë botën që të ndjekin rrugën e Kosovës.
“Bashkësia globale është terrorizuar për më shumë se tre dekada nga Hezbollahu dhe operativët e saj, të cilët kanë ekzekutuar veprimet e tyre të dhunshme nën patronazhin e Republikës Islamike të Iranit në pothuajse çdo kontinent”, tha ai. “Megjithatë, disa organizata të larta ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, ende nuk pranojnë ta njohin Hezbollahun si tërësi të terrorizmit”, shtoi tutje.
“Krahu politik” i Hezbollahut vazhdon të operojë në Bashkimin Evropian dhe në Gjermani. Udhëheqësia e Hezbollahut vlerëson se organizata e saj është një lëvizje e unifikuar, pa krahë politikë dhe ushtarakë. “Është e qartë se nuk ka absolutisht asnjë dallim mes krahut politik të Hezbollahut dhe organit politik që e udhëheq atë”, tha Lauder.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i bashkuar dhe nuk duhet të bëjë kompromise në luftën e tij kundër radikalizmit, fundamentalizmit dhe ekstremizmit. Ne asnjëherë nuk duhet t’iu ofrojmë lehtësim të dënimit ose lirim nga faji atyre që dëshirojnë t’i vënë në rrezik vlerat tona thelbësore të lirisë dhe demokracisë për të gjithë”, shtoi ai.
Në maj, kancelaria gjermane, Angela Merkel, e refuzoi një kërkesë urgjente të Këshillit Qendror të Çifutëve, i cili ka gati 100 mijë anëtarë, për ta shpallur ilegale tërë organizatën e Hezbollahut.
Sipas analizës së gazetës “Jerusalem Post” të një raporti të inteligjencës nga rajoni gjerman i Saksonisë së Poshtme, 1050 punëtorë të Hezbollahut zhvillojnë aktivitet në Republikën Federale të Gjermanisë. Anëtarët dhe përkrahësit e Hezbollahut mbledhin fonde, rekrutojnë anëtarë të rinj dhe përhapin ideologji antisemite dhe xhihadiste.
Sipas statistikave dhe raportimeve të medieve, Gjermania aktualisht është duke u përballur me rritje të madhe të antisemitizmit. Hezbollahu e hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në vitin 2012 në Burgas të Bullgarisë, duke lënë të vdekur pesë izraelitë dhe shoferin e autobusit, i cili ishte qytetar bullgar i besimit islam./GazetaExpress
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë