Në prag të nisjes së turneut ballkanik të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, mediat greke, duke u thirrur në burime të mirinformuara, raportojnë se qeveria greke është e gatshme të mundësojë hapjen e zyrës diplomatike të Kosovës në Athinë.
Kështu shkruan e përditshmja serbe “Politika”, ndërsa shton se Kotzias, i cili sot nis turneun e tij ballkanik, fillimisht në Beograd, e më pas në Prishtinë e Shkup, ka për qëllim ndërmjetësimin në raportet mes Kosovës e Serbisë, por po e mendon edhe përfitimin diplomatik nga hapja e zyrës diplomatike të Kosovës në Athinë, transmeton Koha.net.
Megjithatë, Athina, siç shkruan “Politika” duke iu referuar mediave greke, është e pakënaqur me disa veprime të qeverisë së Kosovës, veçanërisht me arrestimin e Marko Gjuriqit dhe me “lehtësimet” që i mundësuan Turqisë të nxjerrë nga Kosova gjashtë shtetas turq, të ashtuquajtur gylenistë.
Shefi i diplomacisë greke, në vizitën e tij në Beograd, pritet të bisedojë me zyrtarët serbë për hapjen e kësaj zyre diplomatike.
Gazeta greke “Protothema”, siç transmeton Koha.net, shkruan se vizita e Kotziasit në Kosovë është e një rëndësie të madhe diplomatike, në kuptimin se po tenton të largojë ndikimin e fuqishëm tradicional turk në Kosovë dhe të krijojë kushte për të afruar Athinën me Prishtinën.
“Megjithëse Greqia nuk e ka njohur Kosovën, vizita e Nikos Kotziasit ka një mesazh pozitiv edhe në këtë nivel. Është njëkohësisht një lëvizje e vullnetit të mirë ndaj Tiranës”, shkruan “Protothema”.
Ndërkohë, fokusi më i madh do të jetë për vizitën e tij në Ohër.
Sipas raportimeve, Kotziasi, bashkë me homologun e tij maqedonas Dimitrov, do të përmbyllin marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit, e cila më pas do të nënshkruhet nga kryeministrat përkatës.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...