Shtypi në Gjermani i referohet sanksioneve të mundshme të BE-së ndaj Maqedonisë si dhe deklaratave të fundit nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi për bashkimin e shqiptarëve.
Andreas Ernst për Neu Curher Zeitting shkruan: Edhe pse kohë më parë kjo ide ishte hedhur poshtë si një lloj fantazie e përzier me frikë, bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës më nuk e përjashton as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton lajmi.net.
“Nëse ju e humbni perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në rajon do të krijohet Shqipëria e Madhe”, ka thënë Rama javën e kaluar. Ai personalisht favorizon Bashkimin Evropian. Rama ka paralajmëruar për ‘makth’ që përfshin rajonin nëse forcat e tjera vazhdojnë të shtypin BE-në dhe ndikimin e saj në rajon. Me këtë deklaratë ai iu referua Rusisë dhe Turqisë prania e të cilave është në rritje.
Sipas Curher, fjala e Edi Ramës mund të kuptohet si një thirrje për t’u zgjuar kryeqytetet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe thirrje që Ballkani mos të lihet anash. Megjithatë kjo deklaratë e Ramës është tabu. Politikanët shqiptarë janë partnerët tanë në Perëndim për vite dhe theksojnë se Shqipëria e Madhe nuk është një opsion. Një ditë para deklaratave të Ramës diçka të ngjashme ka thënë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha: Në qoftë se BE-ja mbyll derën për Kosovën atëherë të gjithë shqiptarët do të bashkohen në një komb-shtet të vetëm, për t’u bashkuar me familjen evropiane.
“Për këto deklarata reagoi Brukseli. Një zëdhënës paralajmëroi vendin për respektimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe mosndërhyrjen në punët ë brendshme të vendeve tjera duke theksuar se të gjitha vendet në rajon kanë perspektivën e anëtarësimit në BE. Përgjigje më pak diplomatike Brukseli i ka dhënë Beogradit dhe Vuçiqit kur ky i fundit foli për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet. Sa i takon çështjes së bashkimeve kombëtare, Vuçiq deklaroi se nuk mund të arrihen pa hyrë në konflikt me disa shtete në rajon”, përfundon shkrimi i Neu Curher Zeitting.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave