Mediat franceze, dyshime për vdekjen e Florencit: Pse të vriste veten 24 orë para se të kthehej në familje?

13:28 | 24 Dhjetor 2017
Arbresh.info
“Fotot e publikuara nga gazetat në Shqipëri janë të tmerrshme. Në shtratin e tij në Spitalin e Veriut, një djalë i ri 22 vjeç, Florenc Beqiraj, i shtrirë në një gjendje vdekjeje klinike, qafën e shënuar nga një plagë e thellë”, kështu e nis artikullin dje për të riun nga Shkodra që humbi jetën në Francë, “La provence.com”.
Katër ditë më parë, shtetasi shqiptar u gjet i varur në një litar, në një dhomë të Qendrës së Paraburgimit Administrativ (CRA) Canet (14), në Marsejë, ku u mbyll që nga 27 nëntori, pasi kontrolli e gjeti pa dokumente. Ai po priste dëbimin e tij në Shqipëri. Ai ndërroi jetë pasditen e së premtes pa rifituar vetëdijen.

Florenc Beqiraj jetoi për 19 muaj në Marsejë, ku punoi si shitës në Pazar.
Sot, (dje) as shefi i tij, as shokët e tij dhe as familja e tij, nuk e besojnë teorinë e vetëvrasjes. “Florenci ishte i lumtur të shihte familjen e tij për Krishtlindje”, siguron një nga të afërmit e tij. Ai nuk kishte frikë se do të dëbohej, ai e dinte se mund të kthehej në Francë. “Ai madje kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, pasi dëshironte të kthehej sa më parë në Shqipëri”.

Shoqata “Forum réfugiés-Cosi”, e cila i ofron CRA-së mbështetje ligjore, e konfirmon atë: “Më 11 dhjetor, ai shprehu kënaqësinë e tij për t’u larguar nga qendra, nisja u njoftua më 15 dhjetor”. Pse të vriste veten 24 orë para se të kthehej në familje, e cila tashmë ishte duke pritur për të në Shqipëri?

48 orë para tragjedisë, Florenci kishte deklaruar se ishte “kërcënuar” nga një i bashkëvuajtës; administrata i kishte ndërruar dhomën për ta larguar atë. “Por më 13 dhjetor, ai i tha shefit të tij se kishte frikë se mund të vdiste gjatë natës”, thotë një mik. Më 14 dhjetor, një tjetër bashkëvuajtës e gjeti atë, të pajetë.

Në drejtorinë e CRA-së, megjithatë, nuk ka “dyshim” se vdekja e tij ishte vetëvrasje. Në çdo rast, Prokuroria Publike do të hapë një hetim dhe Olivier Rosato, një avokat për familjen Beqiraj, do të paraqesë një ankesë kundër X. “Të afërmit duan të bëjnë dritë, sepse diçka është e gabuar në këtë rast”, tha ai.

“Njerëzit këtu janë në një gjendje të brishtësisë psikologjike, dobësi” gjë të cilën Julian Karagueuzian, koordinator i Forumit për Refugjatët, nuk e ka “vërejtur kurrë” në qendra të tjera në Francë. Canet është një “tenxhere me presion”, ku “kushtet e izolimit” dhe stresi “janë më të këqija se ato të Baumettes”, sipas shumë vëzhguesve.

“Këto vende nuk janë bërë për t’i akomoduar njerëzit për aq shumë kohë”, thuhet në një letër drejtuar La Provence, një njeri që mbahej në paraburgim në Marsejë. Kjo është pikërisht ajo që i thanë gazetarëve edhe punonjësit e policisë kufitare të caktuar në CRA, të cilët i takuan dje.

“Situata është shumë e vështirë, pranon kreu i qendrës, komandanti Martine Bonnet. Sulmet verbal, kërcënimet me vdekje ndaj agjentëve janë të përhershme”. “Mungesa serioze e stafit” për të siguruar mirëmbajtjen e salloneve, “gjithashtu iu mohon njerëzve të drejtat e tyre themelore”, dhe i shton tensionet.

Për shkak të mungesës së hapësirës – 40 dhoma janë jashtë funksionit – ish-të dënuarit dhe njerëzit pa dokumente e gjejnë veten të mashtruar dhe në ankth./Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme