Mediat e rajonit komentojnë shkrimin e Hoxhajt për New York Times

14:10 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Mediat e rajonit i kanë kushtuar rëndësi të veçantë shkrimit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, të botuar javën që shkoi në ballinën e edicionit internacional të New York Times.

Mediat kryesore të Kroacisë kanë pasqyruar shkrimin e Hoxhajt si tërheqje të vërejtjes për zhvillimet në Ballkan dhe forcat e errëta që ndodhen pas këtyre zhvillimeve.

Agjencia e lajmeve Hina në Kroaci thekson përdorimin e Serbisë nga ana e Rusisë për të rifituar fuqi në Ballkan dhe për ta shtrirë sferën e saj të influencës në rajon.

Dnevnik.hr ka shkruar se si Serbia po tenton ta dominojë rajonin përmes aleatit të saj tradicional, Rusisë dhe ka përmendur thirrjen që Hoxhaj i ka bërë vendeve perëndimore ShBA’së, BE’së dhe NATO’s për t’i ndërmarrë masat e duhura preventive kundër këtyre tentativave qëllimkëqija.

Në këtë radhë, në lidhje me shkrimin e Hoxhajt ka shkruar edhe index.hr, medium ky i cili ka vënë në pah se si Serbia po tenton ta dominojë rajonin duke i manipuluar pakicat e saj në shtetet e Ballkanit për t’i dobësuar ato.

Në anën tjetër, mediumi serb Dnevni si dhe agjencia serbe e lajmeve Tanjug kanë shkruar se Hoxhaj e ka akuzuar Serbinë përmes New York Times për një sërë çështjesh, me theks të veçantë për destabilizimin e rajonit pas dy dekadash stabiliteti.

Shkrimi i Hoxhajt në New York Times erdhi vetëm një javë pasi gazeta publikoi një editorial në lidhje me zgjedhjen president të Aleksandër Vuçiq, gjë të cilën prestigjiozja amerikane e vlerësoi si kundërshtim të demokracisë nga ana e Serbisë.

h1 h2 h3 h4 h5-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme