Mediat e huaja raportojnë për zgjedhjet në Kosovë

20:51 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

BBC, Reuters, ABC News e media të tjera kanë raportuar për përfundimin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Në artikullin e saj të publikuar nga BBC, thuhet se Qeveria e re do duhet të trajtojë papunësinë e lartë, të përmirësojë ekonominë dhe të zhvillojë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj.

Por nuk është e vetmja BBC që ka raportuar për zgjedhjet e parakohshme të mbajtura sot.

Edhe Reuters, ABC News dhe media tjera po ashtu kanë shkruar rreth procesit zgjedhor të mbajtur sot ku rezultatet përfundimtare pritet të publikohen së shpejti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme