Media serbe: NATO nuk e pranon planin për shndërrimin e FSK-së në ushtri

09:29 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka shprehur shqetësimin e tij për siç thuhet, tentimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në ushtri pa ndryshime kushtetuese.

Kështu shkruan e përditshmja serbe “Veçernje Novosti” sipas së cilës, për NATO-n hapat e tilla janë të njëanshëm dhe të padobishëm, transmeton arbresh.info.

Sipas këtij mediumi, në një përgjigje të zyrtarëve të lartë të NATO-s për këtë çështje thuhet se kjo organizatë nuk ka ndryshuar pozicion sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri.

“Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu ia përcolli këtë mesazh direkt autoriteteve të Kosovës, ai gjithashtu iu bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të qëndrojnë në kontakt të ngushtë me Beogradin”, thuhet në përgjigjen e NATO-s për numrin e sotëm të kësaj gazete./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme