Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka kërkuar sot falje kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq për shkak të arrestimit në mëngjesin e sotëm të pesë serbëve në rajonin e Gjilanit, thotë të ketë marrë vesh nga burimet e veta gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Sipas burimeve që kjo gazetë thotë t’i ketë, Haradinaj në margjina të samitit në Londër ka kërkuar që të takohet me Bërnabiqin e cila në fillim e kishte refuzuar, transmeton Koha.net.
Por, thotë medium serb, me insistimin këmbëngulës të delegacionit nga Kosova, takimi u mbajt pasi që delegacioni kishte kërkuar që vetë Haradinaj të sqaronte çfarë kishte ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës.
Takimi kishte zgjatur dy minuta e Haradinaj ka kërkuar falje për atë kishte ndodhur sot në Gjilan.
Bërnabiq gjoja ke qenë e përmbajtur ndërsa pasi kishte kërkuar sërish falje, Haradinaj ka thanë se as vetë nuk ishte i njoftuar me detajet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...