Beteja për supremaci në Europë është duke u luftuar mes SHBA’së dhe Gjermanisë, dhe do të vendoset në Kosovë, shkruan Tanjug.
Për Gjermaninë, Kosova është një shtet i pavarur dhe nuk ka nevojë për diskutime të mëtutjeshme sa i përket shkëmbimit të territoreve. Parlamentarët gjerman Peter Beyer dhe Christian Schmitd i’a transmetuan këtë mesazh presidentit serb Aleksandar Vucic dy ditë më parë.
“Është interesante që ata kanë një qëndrim kaq të vendosur, dhe ata thonë që do të bëjnë gjithçka që Prishtina të largojë taksën, dhe të vazhdojë progresi në negociatat mes dy palëve”, pretendohet që ka thënë një burim i sigurt diplomatik për gazetën serbe.
Gjermania dhe SHBA’ja janë shumë kokëforta sa i përket qëndrimeve të tyre.
Çfarëdo që kancelarja gjermane Angela Merkel thotë, SHBA’ja e refuzon menjëherë, dhe anasjelltas. Kjo është arsyeja, citohet të ketë thënë burimi, që dy superfuqitë botërore po luftojnë për dominancë në këtë pjesë të Evropës dhe të dyja duan të marrin meritat kur të arrihet marrëveshja.
“Derisa gjermanët janë strikt, SHBA’ja do mbështeste një zgjidhje të re. Për Ëashingtonin, një shkëmbim territoresh do ishte ideal”, thotë më tutje burimi.
Një burim tjetër nga qarqet diplomatike në Berlin citon Tanjug që SHBA’ja nuk ka bërë mjaftueshëm që të largohet taksa, pasi që do ishte e qartë se nëse presioni do ishte adekuat taksa do largohej. Por Shtetet e Bashkuara duan që të përdorin taksën si mjet këmbimi me Serbinë.
Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Mattheë Palmer tha se është koha e duhur për tu arritur një marrëveshje Prishtinë-Beograd, dhe rikujtoi mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump që negociatorët duhet të përdorin mundësinë historike për ta bërë marrëveshjen.
Duke pasur parasysh që Parlamenti Europian do të shpërbëhet me datën 16 prill, mbeten vetëm 11 ditë për të arritur një marrëveshje, dhe kjo është jashtëzakonisht e vështirë për tu arritur.
Nëse një kompromis nuk gjendet, atëherë duhet të pritet deri sa të krijohet administrata e re e BE’së në vjeshtë të këtij viti.
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke