Media ruse: Gjukanoviqi po ia krijon ushtrinë Thaçit

12:48 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Portali rus “Sputnik” ka dalë edhe me një “zbulim” lidhur me Kosovën, duke pretenduar se ish kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë bërë një marrëveshje të fshehtë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Gjukanoviqi dhe Thaçi, sipas portalit rus, kishin bërë marrëveshje që shqiptarët në Mal të Zi të votojnë për partinë e Gjukanoviqit (DPS) dhe që Prishtina të njohë “malazezët si pakicë kombëtare” në Kosovë dhe të kenë një ulëse në Parlament, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, sipas burimeve të medias ruse, shqiptarët do të siguronin tri nga katër votat e pakicave për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Më tej ‘burimet’ e këtij portali thonë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të shpërblejnë malazezët lojalë me funksione në Kuvend.

Derisa askush nga zyrtarët shtetëror bë Serbi dhe mal të Zi nuk ka dashur të komentojë zbulimin e portalit rus, gjenerali serb Bozhidar Deliq, ka thënë se marrëdhëniet miqësore ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve janë më të forta se kurrë më parë.

“Milo Gjukanoviq me vite të tëra po mbijeton politikisht duke iu falënderuar përkrahjes së shqiptarëve, kurse tash atë përkrahje duhet ta kthejë. Komunikimi në mes tij tha Thaçit është shumë miqësor dhe ata këtë nuk e fshehin. Mali i Zi, me anëtarësim në NATO, përfundimisht është pozicionuar në anën e armiqve, pra në anën e shqiptarëve. Mirëpo, kurrfarë ushtrie e Kosovës nuk mund të krijohet pa pëlqimin e serbëve në Kosovë, ose diçka e tillë assesi nuk do të guxonte të ndodhe”, ka thënë Deliq.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/zbulimi-i-medias-ruse-gjukanoviqi-po-ia-krijon-ushtrine-thacit-425259/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme