Vrasja e Oliver Ivanovicit, liderit të Iniciativës Qytetare «Liri, demokraci, drejtësi» e ka tronditur me themel Serbinë e Kosovën, por i ka shqetësuar edhe të gjitha shtetet përreth, të cilat dëshmojnë për tensione të përditshme të ndërsjella të dy vendeve, shkruan portali kroat Dnevno.hr.
Ivanovicin e likuiduar, prokuroria e Kosovës e ka akuzuar për krime lufte mbi popullatën civile në Kosovë, të bëra në vitin 1999 e 2000, duke e paraqitur si komandues të formacioneve paramilitare.
I vrari «i ngacmonte» të tjerët për krime lufte
Dhe deri sa faji i kosovarëve për shumëkënd imponohet si e vetmja përgjigje e arsyeshme në pyetjen se «kush është vrasësi», ndërsa lufta parashihet si rrjedhë logjike, një burim i informuar mirë portalit tonë i ka zbuluar anën tjetër të tregimit.
Nuk do të ketë kurrfarë pasojash e as që do të ndodhë kurrfarë lufte ndërmjet Serbisë e Kosovës. Është krejtësisht e sigurt se e ka likuiduar shërbimi sekret dhe se Serbia e ka miratuar këtë. Ivanoviqi, në fakt, është shkolluar në Zagreb dhe ka qenë bashkëpunëtor i KOS-it (shërbimit sekret të Armatës Popullore Jugosllave), ndërsa nuk është fshehtësi se ka qenë njeri i besueshëm i Aleksandar Vasileviqit, shefit të shërbimit të KOS-it. Vështirë është të shitet tregimi se shërbimet sekrete nuk kanë ditur se kjo do të ndodhë. Serbia zyrtare vrasjen e Ivanoviqit heshtazi e ka lejuar dhe, nëse nuk ngrihet shumë zhurmë e mediave, për këtë që pasnesër nuk do të flasë më askush». Teoria e burimit të portalit Dnevno.hr mbështetjen e mundshme e ka në faktin se vetëm dy ditë para atentatit, CIA sigurisht e informuar, ka dhënë paralajmërim alarmuese për Kosovën, me të cilin ka tërhequr vërejtjen për terrorizëm të mundshëm dhe dhunë të motivuar politikisht, e cila paraqitet anembanë vendit.
Është vrarë për të ndaluar bisedimet për njohje? «Serbët nuk e kanë të panjohur ta heqin qafe cilindo politikan të tyre, i cili nuk u shkon për shtati. Ne kemi shërbim jashtëzakonisht të fortë të inteligjencës dhe të paralajmërimit. Kreu i ynë politik është i vetëdijshëm se duhet ta njohim Kosovën… Meqë Ivanoviqi me aktgjykimin për krime nuk u ka pëlqyer kosovarëve, ka qenë zgjidhje ideale për likuidim, me të cilin Serbia do ta drejtonte gishtin kah Kosova. Thjesht, kanë kërkuar mënyrë për t’i ndaluar bisedimet…». Mbi urgjencën e zgjidhjes së situatës kosovare-serbe, këto ditë kanë bërë të ditur edhe mediat serbe. «Amerikanët tashmë po i humbasin nervat, sepse dëshirojnë ta mbyllin tregimin mbi Kosovën si shtet i pavarur me pranimin në OKB, gjë që pushteti aktual i Beogradit është dashur ta përfundojë në vitin 2015. Tash do të bëjnë gjithçka që të marrin atë që kanë planifikuar, sepse për shkak të premtimeve të kreut shtetëror serb se do të përfundojnë me Kosovën e kanë mbështetur Aleksandar Vuçiqin dhe pushtetin e tij, duke i mbyllur sytë para shuarjes së opozitës dhe censurën e mediave».
A është kjo vrasje zgjidhje të cilën e ka miratuar vetë Aleksandar Vuçiqi për t’iu shmangur njohjes së Kosovës, sigurisht se kurrë nuk do të merret vesh. Mirëpo, se si i është drejtuar në mënyrë dramatike publikut ka zbuluar më shumë se sa është dashur. Vuçiqi, në fakt, ka shprehur dëshirën që Serbia t’i bëjë hetimet, ka premtuar zbulimin e vrasësit dhe i ka qëruar hesapet me të gjithë ata të cilët «kanë marrë guximin të mendojnë se ai personalisht ka ndonjë lidhje me këtë»./Dialogplus/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?