Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot janë nënshkruar 12 memorandume bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës, duke u mundësuar secilës prej tyre pajisje të IT-së për shkolla të mesme.
Komuna e përzgjedhura për këtë përkrahje nga MEA, prej fondit të Departamentit të Inovacionit janë: Prizreni, Lipjani, Juniku, Drenasi, Klina, Rahoveci, Suhareka, Gjakova, Obiliqi, Shtimja, Vushtrria dhe Deçani, raporton arbresh.info.
Ministri i MEA-së, Blerim Kuçi ka treguar se kjo ndihmë është shumë praktike dhe u ka lënë duart e lira komunave që ata të përzgjedhin shkollat dhe llojin e pajisjeve, teksa ka bërë me dije se edhe komunat tjera do të përkrahen.
“Duke pasur parasysh atë që çdo komunë i ka specifikat e veta dhe në këtë kuptim kemi bart mundësitë te kryetarët ashtu që ata t’i zgjedhin shkollat e mesme nëpër komunat e tyre dhe të zgjedhin pajisjet që janë më se të nevojshme. Pra, kjo marrëveshje është marrëveshje e nënshkruar nga MEA dhe 12 komunat e Republikës së Kosovës. Po ashtu njoftoj edhe kryetarët e komunave tjera shpresoj që në një të ardhme shumë të afërt, varësisht nga disa rrethana buxhetore do të vazhdojmë me financim”, ka thënë ministrit Kuçi.
Si kryetar i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka thënë se kjo ndihmë është në një moment të përshtatshëm, duke e vlerësuar lartë këtë projekt./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...