Përfaqësuesit e popullit duket se nuk po vuajnë nga niveli i ulët i pagës, e analistët kërkojnë heqjen e mëditjeve dhe gjobitjen në rastet kur mungojnë.
Pavarësisht “bojkotit” që i bënin seancave e mbledhjeve të komisioneve, këta deputetë kanë marrë mëditjet e tyre prej 240 euro. Ani pse nuk e kryen të gjithë punën që e kishin gjatë sesionit pranveror, duke lënë pa miratuar ligje që do të lehtësonin vështirësitë e bizneseve dhe jetën e qytetarëve në këtë kohë pandemie.
Deputetët nënshkruhen në listën e përfituesve për marrje të mëditjeve, e në mungesë të prezencës së tyre kanë dështuar shumë seanca, shkruan arbresh.info.
E këtë veprim të tyre po e quan të pamoralshëm analisti, Leon Duhanaj, i cili në një prononcim për arbresh.info thotë se mëditjet nuk do të duhej të ekzistonin fare.
“Shfrytëzimi në maksimum i privilegjeve nga një klasë politike e një shteti të varfër, ku popullsia shumicë jeton në kushte të rënda të varfërisë është i pamoralshëm dhe, do duhej të ishte edhe i paligjshëm. Unë, do të shtroja pyetjen kështu; pse duhet t’u paguhen ekstra mëditjet deputetëve nëse ata paguhen me rroga të majme? Për mendimin tim, mëditjet nuk do duhet ekzistuar fare, e aq me pak t’u jepen personave që nuk rrinë në seanca fare, por shkojnë sa për t’u nënshkruar”, ka deklaruar Duhanaj.
Përveç se e propozon heqjen e mëditjeve ai thotë se mungesat në seanca plenare do të duhej të ndëshkoheshin me gjoba.
“Ne e dimë që në politikën kosovare etika dhe morali politik, janë terminologji e panjohur, prandaj përveç që do duhej hequr mëditjet, do të duhej të sanksionoheshin me ligj edhe gjoba ndëshkuese për mungesa të paarsyeshme në seanca plenare”, ka thënë Duhanaj.
E nga përgjigja që arbresh.info ka marrë nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës, deputetët përveç pagës mujore mbi 1500 euro në muaj, gëzojnë edhe të drejta shtesë.
“Pagesa mujore për seanca është 240 euro”, Paga bazë e deputetit është 1547.52 euro”, thuhet në një përgjigje nga Kuvendi i Kosovës.
Po ashtu thuhet se atyre u ndalohet shuma prej 240 euro në rast se nuk marrin pjesë në mbledhjet e seancës plenare.
“Për çdo mospjesëmarrja në mbledhjet e seancës plenare deputetit i bëhet ndalesë nga shuma prej 240 euro në mënyrë proporcionale me seancat e mbajtura”, thonë nga Kuvendi i Kosovës.
Përderisa deputetët në Kuvendin e Kosovës marrin mbi 1,500 euro pagë në muaj, pa përfshirë benificionet tjera, paga mesatare për punëtorët në sektorin publik është 441 euro në muaj, kurse në sektorin privat 228 euro në muaj./Elona Haxhi/arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...