Me veturë të vjedhur shkel policin

12:34 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Mazgit të Obiliqit i cili ka vjedhur një veturë dhe duke ikur nga policia e ka shkelur një polic.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptarë pasi qe i njëjti  e kishte vjedhur veturën e viktimës dhe ishte duke ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima mashkull K/shqiptarë ka njoftuar policinë dhe pas pak policia ka arritur qe te ndaloj te dyshuarin, mirëpo i dyshuari gjatë ndaljes ka  goditur automjetin e policisë ku  lëndime te lehta merr një pjesëtar i policisë dhe i dyshuari”, thuhet në raport.

Sipas policisë, më urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme