Google ADS

Me vendim të BIK-ut, sot në të gjitha xhamit e Kosovës do të ligjërohet kundër dhunës në familje

11:23 | 19 Prill 2024
E.K

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot në xhamit e Kosovës do të ligjërohet tema, “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.

Me anë të një postimi në Facebook, BIK-u ka njoftuar se ky vendim ka ardhur pas rekomandimit të myftiut, Naim Tërnava.

Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”./Arbresh.info

Të ngjashme