Me urdhër të Prokurorit Agim Ademi dërgohet në mbajtje për 48 orë

14:19 | 22 Mars 2023
K.B

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në komunikatën për media thuhet se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

Në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje penale. /arbresh.info/

lexo edhe:

Policia e Kosovës thotë se Agim Ademi do të intervistohet nesër, mohon se për të ka urdhër arrest

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme