Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot është zhvilluar një aksion kontrolli në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale.
“Prokuroria Speciale njofton se shtatë (7) personat e arrestuar gjatë ditës së sotme me inicialet S.K., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A dhe H.A, janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së”, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu, gjatë këtij kontrolli në lokacione të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e armëve dhe sendeve të ndryshme të cilat do të shërbejnë si prova materiale për prokurorinë në procedurë të mëtejme.
“Lokacioni i parë 2 telefona mobil, një pushkë, shtatë fishekë.Nga Lokacioni 2 është sekuestruar një (1) telefon mobil, lokacioni 3, janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë, një revole, një kuti me mjete për pastrim të armëve, si dhe katër shufra për pastrim, lokacioni 4, janë gjetur dhe sekuestruar: Katër revole 1150 fishekë të kalibrave të ndryshëm, Një telefon, Lokacioni 5, janë gjeture dhe sekuestruar: Një pushkë, një revole, 110 fishekë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndërsa si pjesë të armëve janë sekuestruar :Dy telefona, lokacioni 6, janë gjeture dhe sekuestruar sendet si në vijim: Një revole, 42 fishekë, një fletore me shënime, pajisje për pastrim të armëve dhe një telefon. Lokacioni shtatë, janë gjetur dhe sekuestruar: Dy pushkë gjuetie, dy fishekë, dy leje për armë dhe një telefon, ndërkaq, nga lokacioni 8 është gjetur dhe sekuestruar një telefon.
Prokuroria Speciale njofton se brenda afateve ligjore do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër personave të arrestuar./arbresh.info/
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...