Google ADS

Me tupana në Morinë këndohet: O Hashim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke

19:35 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Me thirrjet “O Hashim ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”, e tupanat që nuk pushojnë  qindra qytetarë nga e tërë Kosova kanë dalë në Morinë për të pritur presidentin Hashim Thaçi.

Qytetarët tashmë kanë kaluar kufirin nga dëshira që të shohin sa më afër momentin kur presidenti Thaçi do të mbërrij në kufi.

Kujtojmë se presidenti Thaçi për 4 ditë më radhe është intervistuar nga Gjykata Speciale./arbresh.info/

Raporton nga Morina: Gazetarja: Vlora Selimi, Kameramani: Safet Hyseni.


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme